Krasniqi: Respekt dhe mirënjohje për jetën dhe veprën e akademik Fehmi Aganit NULL NULL 06.05.2023 15:20 06.05.2023 15:20 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar veprimtarin Fehmi Agani në 24-vjetorin e vrasjes. Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, tha se Agani dha kontribut të madh në lëvizjen politike për lirinë dhe pavarësinë e vendit. “Sot, bëhen 24 vjet që kur forcat serbe vranë pabesisht akademikun dhe intelektualin, profesor Fehmi Agani, i cili dha kontribut të madh në lëvizjen politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Respekt dhe mirënjohje për jetën dhe veprën e akademik Fehmi Aganit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.