Krasniqi për Kurtin: S’është normale, sillet sikur s’po ndodh gjë NULL NULL 15.03.2022 21:41 15.03.2022 21:41 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të përmirësuar gjendjen e qytetarëve të prekur nga rritja e çmimeve. “Nuk është e arsyeshme që qeveria të sillet si spektator. Kryeministri i Kosovës është një spektator në krizat, me të cilat po e ballafaqon qytetarin e Kosovës që nga viti i kaluar. Kështu ka qenë në rastin e krizës së pandemisë, kështu ka qenë pastaj me krizën e energjisë, tash është njëjtë me rritjen e krizës së rritjes së çmimeve dhe këto janë probleme, të cilat e atakojnë drejtpërdrejt sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe familjeve kosovare”. “Nuk është normale që një kryeministër që ka përgjegjësi me udhëheqë vendin me u sjellë sikurse asgjë s’po ndodh”, ka deklaruar ai në T7. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë