Krasniqi: Për katër vite, Kosova ka humbur mbi 210 mijë banorë NULL NULL 12.07.2024 16:58 12.07.2024 16:58 Sheshi kryesor i Prishtinës, maj 2022. Foto: REL Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar sot pas publikimit të statistikave të regjistrimit të popullsisë, ku, siç thotë, u konfirmua se për 4 vitet e fundit Kosova ka humbur mbi 210 mijë banorë. “Pa u lëshuar këtu në saktësinë e shifrave të publikuara, është lajm i keq dhe shumë i dhembshëm që, duke u bazuar në publikimet zyrtare të ASK-së, po konfirmohet se vetëm në katër vitet e fundit, Kosova i ka humbur mbi 210 mijë banorë”, tha Krasniqi në një postim në Facebook. Duke iu referuar dhënave të ASK-së, Krasniqi tha se dëshmohet se në vitin 2020 Kosova kishte 1,798,186 banorë. “Ndërsa, sot, kjo Agjenci publikoi shifrën pikëlluese prej vetëm 1,586,659 banorëve rezidentë”. “Qytetarët, e veçmas rinia e Kosovës, po e braktisin vendin! Ose, thënë më mirë, Qeveria i ka braktisur ata dhe ëndrrat e tyre. Ky lajm i gëzon vetëm ata që nuk ia duan të mirën vendit tonë. Kjo shifër kërkon veprime politike emergjente. Qytetarët tanë meritojnë më shumë dhe më mirë – pranë familjeve të tyre dhe në vendin e vet”, tha Krasniqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita e Dëshmorëve të Prishtinës: Dhurohet gjak, nderohen ata që dhanë jetën (VIDEO) 18/04/2025
Kosova Masakra në Ribarin e Vogël: Burri e dy bijtë iu vranë, vetë mbijetoi plagën (VIDEO) 18/04/2025