Krasniqi (PDK): Miqësia e Kosovës me ShBA-në është e përhershme NULL NULL 12.01.2023 14:02 12.01.2023 14:02 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se miqësia dhe raportet bilaterale e strategjike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të pandryshueshme dhe të përhershme. Kështu ka thënë ai pas takimit të mbrëmshëm me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, që u zhvillua në hapësirat e Ambasadës Amerikane në Kosovë, njofton Klan Kosova. “Fuqizimi i vazhdueshëm i tyre, në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, është vendimtar për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt”. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku si dhe kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. klankosova.tv
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 12/02/2023