Krasniqi pas tërmetit në Turqi: Ndajmë dhimbjen me shtetin dhe popullin turk - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi pas tërmetit në Turqi: Ndajmë dhimbjen me shtetin dhe popullin turk

NULL NULL
06.02.2023 10:31

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për popullin turk pas tërmetit në Turqi.

Krasniqi u shpreh se ndajmë dhembjen me shtetin dhe popullin turk, përcjell Klankosova.tv.

“Mëngjesi i sotëm na gjeti me lajmin e hidhur që vjen nga Turqia, ku si pasojë e një tërmeti të fuqishëm kanë humbur jetën qindra qytetarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa fshatra e qytete të shumta kanë pësuar dëme të paimagjinueshme”.

“Në këto momente të vështira dhe tragjike, ndajmë dhimbjen me shtetin dhe popullin turk. Presidentit Erdogan dhe të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta. Populli i Kosovës është me ta në këtë periudhë të rëndë”, ka shkruar Krasniqi.