Krasniqi pas arrestimit të Molliqajt: Pushteti dhe subjektet tjera problemin më të madh e kanë PSD-në NULL NULL 13.05.2019 13:32 13.05.2019 13:32 Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka komentuar mbi arrestimin e sotëm të kolegut të tij të partisë, Dardan Molliqaj. “Na thanë që ju PSD jeni me pushtetin. Sot kur pushteti po i arreston vetëm anëtarët e PSD-së për protestat që i kishim bërë bashkë në VV, çka me ju thënë atyre? Pse e arrestuan bash dhe vetëm Dardan Molliqajn?”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Edhe pushteti, edhe subjektet e tjera, po shihet që problemin më të madh e kanë me PSD-në”. “Sepse është subjekti i vetëm që me politika alternative e sfidon pushtetin, kurse me qasje progresive i vë në pah mangësitë e opozitës”. Molliqaj pas arrestimit është liruar dhe rasti sic është konfirmuar shkon në procedurë të rregulltë. Arrestimi I tij ëhstë bërë në lidhje me pjesëmarrjen në një protest në vitin 2015 ku ishte kërkuar lirimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024