Krasniqi para seancës gjyqësore: Vazhdojmë me çmontime NULL NULL 28/02/2017 28/02/2017 Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me aktivistët Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batushën. Të katër këta janë paraqitur sot në seancën fillestare ndaj tyre, ku janë si të dyshuar për sulmin në Kuvendin e Kosovës. Krasniqi në këtë fotografi që është realizuar pak para nisjes së kësaj seance ka shkruar “Vazhdojmë me çmontime”, transmeton Klan Kosova. Krasniqi në këtë seancë është shprehur se nuk ndihet fajtor dhe se pafajësia e tyre është dëshmuar. “Historia ka treguar se pushtetet autoritare kanë dënuar njerëz të pafajshëm para se me përfunduar prapa grilave”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi në këtë seancë.
Kosova KEK-ut i rekomandohet që t’i shfrytëzojë 7 milionë euro nga qeveria për import të energjisë 15 sekonda më parë
Kosova Grenell: Kosova do liberalizohej nga vizat nëse Trumpi dhe Thaçi do ishin ende në pushtet 19 minuta më parë
Kosova Edita Tahiri: Josep Borrell s’u tregua i drejtë, pala e Kosovës ishte pro marrëveshjes të vitit 2011 për targat 21 minuta më parë