Krasniqi nga Zubin Potoku: Qeveria mbështet kryetarët e komunave veriore në punën e tyre (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi nga Zubin Potoku: Qeveria mbështet kryetarët e komunave veriore në punën e tyre (VIDEO)

NULL NULL
26.05.2023 17:45
Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka qenë mysafiri i parë i cili i ka shkuar në zyre kryetarit të zgjedhur të Zubin Potokut, Izmir Zeqirit.

Pas takimit, Krasniqi tha për Klan Kosovën se Qeveria është e përkushtuar që t’ju dalë në ndihmë.

“Në veçanti katër kryetarëve të zgjedhur në zgjedhjet e fundit. Kryetarët janë këtu pë t’ju shërbyer qytetarëve. Komuna është e qytetarëve”, tha ai.

Ndryshe sot pati përpjekje nga ana e protestuesve serbë që t’i pengojnë kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, që të hyjnë në objektet komunale.

E për këtë shkak u deshtë edhe ndërhyrja e policisë./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.