Krasniqi në Bruksel edhe sot: Diskutova për procesin integrues të Kosovës në BE NULL NULL 01.12.2021 19:36 01.12.2021 19:36 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se edhe sot, gjatë qëndrimit në Bruksel, është takuar me zyrtarë të Bashkimit Evropian, me të cilët thotë se ka folur për integrimin evropian të Kosovës. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ka diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe për ngecjet në zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim, transmeton Klankosova.tv. “Gjatë vizitës në Bruksel, sot takova drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Michela Matuella, si dhe shefin e njësisë për Kosovën, Vassilis Maragos. Po ashtu, u takova edhe me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, i cili është raportues për Kosovën në grupin Renew Europe, brenda Parlamentit Evropian”. “Folëm për procesin integrues të Kosovës, krahas shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes shtetit tonë dhe Bashkimit Evropian dhe ngecjet në zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim”. “Zonjën Matuella dhe eurodeputetin Kyuchyk i falënderova për asistencën, angazhimin dhe mbështetjen ndaj Kosovës në procese të ndryshme. Bashkë u pajtuam që krahas angazhimit të Kosovës, edhe BE-ja duhet të krijojë sa më parë një perspektivë të qartë dhe konkrete për shtetin tonë. BE-ja mbetet e vetmja alternativë e Kosovës dhe për këtë mbetemi të palëkundur”, ka thënë Krasniqi.
Big Brother VIP Andi-Gresës: A e din kur njeriu është për ty? Kur gjendet për ty edhe në momentet më të vështira (VIDEO) 01/02/2023
Lajme Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” 01/02/2023