Krasniqi në 53 vjetorin e UP-së: Studentët s’po shohin të ardhme në Kosovë, shkak mungesa e vizionit qeverisës NULL NULL 15.02.2023 08:44 15.02.2023 08:44 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në 53-vjetorin e Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, ka thënë se që nga themelimi, ky institucion arsimor i lartë, u kthye në në kështjellë të dijes e rezistencës. Sipas tij, ku historikisht në të, studentë e profesorë së bashku, artikuluan aspirata kombëtare dhe drejt rrugës së lirisë, përcjell klankosova.tv. ”Sot festojmë 53-vjetorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, institucionit që formësoi identitetin kombëtar, shtroi rrugën akademike dhe zgjoi shpirtin liridashës të qytetarëve të Kosovës. UP-ja, që nga themelimi, u kthye në kështjellë të dijes e rezistencës, nga ku, historikisht, studentë e profesorë së bashku, artikuluan aspiratat tona kombëtare dhe projektuan rrugën e lirisë. Kur jemi vetëm dy ditë larg nga festimi i 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shprehim mirënjohjen e madhe për të gjitha gjeneratat e profesorëve, asistentëve, studentëve dhe stafit tjetër përbërës të UP-së, për kontributin e çmueshëm drejt përmbushjes së këtij ideali”. Megjithatë Krasniqi, ka shprehur kritika ndaj qeverisë për mungesë vizioni, në trajtimin e studentëve për mundësi të kufizuara të punësimit, përcjell klankosova.tv. ”Fatkeqësisht, sot, shumë studentë të jashtëzakonshëm nuk po e shohin të ardhmen në Kosovë. Shkaqet tashmë janë të mirënjohura: mundësitë e kufizuara të punësimit, humbja e shpresës dhe mungesa e vizionit qeverisës. Prandaj, nëse ekziston sot një prioritet për të cilin duhet të përkushtohemi të gjithë – padyshim është rikthimi i besimit tek të rinjtë për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë dhe të mirëfilltë në vendin tonë. Në këtë drejtim, është obligim dhe përgjegjësi e secilit prej nesh që të veprojmë dhe të angazhohemi. Ndërtimi i një shteti i cili krijon më shumë mundësi për përmbushjen e potencialit rinor – është i vetmi çelës për të mbajtur rininë tonë të mrekullueshme në vend – e për të cilën kemi aq shumë nevojë. Rinia ka qenë forca shtytëse në rrugën e lirisë dhe pavarësisë. Rinia duhet të jetë edhe energjia e cila ndërton dhe zhvillon vendin tonë. Së bashku mund t’ia dalim – besoni në Kosovë!”.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months