Krasniqi: Ndjehem krenar që nisma për Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë u realizua sot NULL NULL 28.09.2021 15:15 28.09.2021 15:15 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në përurimin e Qendrës Kombëtare të Xhudos në Pejë. Në një postim në facebook, Krasniqi është shprehur se ndjehet krenar që iniciativa e tij e mëhershme si ministës i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot është materializuar për të shërbyer si adresë e ngritjes së sportit të xhudos, njofton Klankosova.tv. “Eshtë materializuar, për të shërbyer si adresë e ngritjes së sportit të xhudos për të rinjtë e Pejës dhe mbarë Kosovës, duke ndjekur shembullin e të Artave tona, Majlindës, Distrias dhe Norës. Ky sport ndërkombëtar që vajzat tona dhe mjeshtri Driton Kuka na e kanë bërë pjesë të historisë sonë si komb, tani e tutje do të zhvillohet në parametra të rinj e të organizuar.”, shkruan ai. Krasniqi thotë se besimi në rini, i ka shpërblyer të gjithë pa dallim. “Prandaj duhet të punojmë e investojmë edhe më tej, për t’iu hapur atyre dritare të reja e perspektivë, që duke vënë në jetë talentin dhe shkathtësitë e tyre, jo vetëm të vazhdojnë të na bëjnë neve krenarë, por ta bëjnë Kosovën shtet të kampionëve, në lartësitë më të mëdha të sportit ndërkombëtar.”, thotë ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 8 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë