Krasniqi ndalet në gjysmëfinale të Botërorit, lufton për të bronztën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi ndalet në gjysmëfinale të Botërorit, lufton për të bronztën

NULL NULL
08.05.2023 15:00

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Doha të Katarit.

Krasniqi në gjysmëfinale në kategorinë deri në 52 kilogramë, u mposht nga japonezja Uta Abe, me IPPON, raporton Klankosova.tv.

Ajo tani ende mbetet në garë,  ku do luftojë për medaljen e bronztë, ndaj italianes Odette Giufrida.