Krasniqi: Konjufca thotë nuk ka Asociacion, po e rren veten (VIDEO) NULL NULL 08.05.2023 23:41 08.05.2023 23:41 Frasher Krasniqi Frashër Krasniqi nga PSD-ja ka folur në lidhje me deklaratën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili i tha BE-së se Kosova do t’i thotë mirupafshim dialogut nëse kërkohet Asociacioni. Sipas Krasniqit, kjo deklaratë e Krasniqit është një gënjeshtër. Ai tha se Kosova veçse ka hyrë në procesin e krijimit të Asociacionit. “Nuk ka për mua asnjë rëndësi propaganda që e bën Glauk Konjufca. Mos të harrojmë asnjë moment që jo shumë kohë më herët Glauk Konjufca ka thënë se nuk do të ketë Asociacion as asi, as kësi. Tash unë t’i besoj të njëjtit njeri që sot thotë do të tërhiqemi, është me e rrejtë veten më shumë sesa me i besu atij. Kështu që mendoj që nuk ka më asnjë vlerë se çka thotë Glauk Konjufca dhe faktikisht se çka thotë në përgjithësi pushteti sot, sepse çka është e qartë është se ata kanë hyrë në procesin e krijimit të Asociacionit”, ka thënë Krasniqi në Edicioni Special në Klan Kosova. Madje Krasniqi tha se shkarkimet e Qeverisë Kurti në lidhje me draft-statutin janë pjesë e strategjisë së VV-së, për t’u dukur kinse janë duke e bërë të pamundurën për ta nxjerrë më të mirën. “Kanë mundur ta shkarkojnë edhe më herët, por e pritën këtë draft. Këta e kanë ditur që deputetja e Vuçiqit ka qenë aty para se ta bëjnë draftin. Pra krejt këto shkarkime janë pjesë e filmave që këta i kanë bërë vazhdimisht që gjoja jemi duke e bërë rezistencën më të madhe dhe veprimet më të mëdha për ta nxjerrë më të mirën. Kjo ka qenë strategjia e tyre prej fillimit për publikun, se në relacion me Serbinë i kanë pranuar të gjitha”, ka shtuar Krasniqi. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025