Krasniqi: Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës së fotogazetarit Blerim Uka NULL NULL 06.12.2024 16:09 06.12.2024 16:09 Kryetari i PDK-se, Memli Krasniqi Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, ka bërë të ditur se e kishte kënaqësinë që të merrte pjesë në hapjen e ekspozitës “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik”, të fotogazetarit Blerim Uka. Në një postimë në Facebook, ai e ka falënderuar fotogazetarin Blerim Uka për vlerësimin dhe dokumentimin e këtyre ngjarjeve me shumë vlerë. “Nga ndeshjet futbollistike të vitit 2005, që luheshin në kushte jo të favorshme, e deri te momenti kulminant i pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, për të vazhduar me ndeshjet e zhvilluara nga përfaqësuesja e Kosovës – Blerimi, përmes fotografive na i riktheu emocionet e një rrugëtimi të gjatë, plot sfida, por të jashtëzakonshëm të lobimit dhe promovimit të sportit kosovar, posaçërisht të futbollit, që mbetet shembull i guximit, rezistencës dhe përkushtimit”, ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shkak i kushteve atmosferike, LDK-ja e shtyn prezantimin e projektit për Qendren e Skijimit në Brezovicë 12 orë më parë