Krasniqi: Kam pasur shumë probleme me dashninë – kam mësuar se nuk duhet t’i frikësohesh NULL NULL 05.07.2025 10:05 05.07.2025 10:05 Vullnet Krasniqi Gazetari Vullnet Krasniqi, në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova, foli më shumë rreth jetës së tij private. Njëra ndër temat ishte edhe dashuria, transmeton Klankosova.tv. Krasniqi thotë se gjithmonë ka pasur problem me dashurinë, derisa shton se dashurinë e tepërt e ka luftuar, e madje as nuk i ka besuar. “Unë kam pasur shumë problem me dashninë. Kur e kam marr dashninë prej dikujt, zakonisht e kam pasur një mekanizëm që e ka luftuar atë. Ne jetë e kam kuptuar shumë këtë detaj, që nuk duhet t’i frikësohesh dashurisë. Ndoshta duhet të flas me psikolog, ose me punu me veten, pse më ka ndodhur kjo, sepse nuk më ndodh më. Por në mendjen time, kur dikush të ofron tepër dashni, gjithmonë ka pas një prapavijë tjetër mbrapa, nuk i kam besuar dashurisë ekspresive, më shumë kam besuar në veprime”, u shpreh Krasniqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.