Krasniqi: Jam ende e re, pretendoj të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada NULL NULL 24.07.2021 12:30 24.07.2021 12:30 Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi, në një intervistë të drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës është shprehur shumë e lumtur për suksesin e arritur. Krasniqi tha se medaljen ia dedikon vendit, familjes dhe të gjithë atyre që e kanë mbështetur. Ajo tha se është ende e re dhe se pretendon të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada. “Po ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur. Është medalje për vendin, për familjen, për gjithë ata që më kanë mbështetur. Ka qenë një luftë shumë e vështirë kundër japonezes, sepse Japonia e ka xhudon më të mirë në botë”. “Është fillimi, jam ende e re, pretendoi të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada, do të vazhdoj të punojë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë