Krasniqi i shqetësuar nga heshtja e qeverisë për “migrimin masiv të qytetarëve” NULL NULL 03.03.2023 12:06 03.03.2023 12:06 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur shqetësimin e tij për, siç thotë ai, “migrimin masiv të qytetarëve” nga Kosova muajve të fundit. Përmes një statusi në Facebook, kreu i PDK-së ka drejtuar kritika ndaj qeverisë Kurti e cila siç tha ai “po hesht përball emigrimit masiv”. Krasniqi po ashtu ka publikuar dhe një video incizim në të cilën shihet se ka vizituar disa familje në Komunën e Kamenicës të cilët shprehën shqetësimet e tyre për ikjet e më të dashurve të tyre jashtë vendit. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months