Krasniqi i PSD-së e pyet Bislimin: A po ju vjen marre që e keni pranuar “Zajednicën”? (VIDEO) NULL NULL 12.11.2023 18:15 12.11.2023 18:15 besnik bislimi Partia Socialdemokrate e ka zhvilluar gjatë së dielës një aksion simbolik. Anëtari i kryesisë së PSD-së Frashër Krasniqi, e ka pyetur zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimin, se “pse nuk ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas pranimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe?”. Krasniqi e pyeti po ashtu Bislimin: “A po ju vjen marre që e keni pranuar “Zajednicën”?”. Në video është publikuar edhe një deklaratë e mëhershme nga numri dy i ekzekutivit rreth Asociacionit. “Në atë moment kur Qeveria e Kosovës, e ndryshon qëndrimin për Asociacion edhe thotë “të krijohet asociacion, qoftë edhe me kompetenca joekzekutive, Besnik Bislimi, nuk është më në dialog”, kishte deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi.