Krasniqi: Gjykata Speciale mund të dëmtojë sovranitetin - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi: Gjykata Speciale mund të dëmtojë sovranitetin

NULL NULL
22/05/2015

E kanë përsëritur edhe njëherë se themelimi i Gjykatës Speciale mund të dëmtojë sovranitetin e Kosovës.

E këtë sipas Nismës së Fatmir Limës, po e mundëson me vetëdije të plotë politika e vendit tonë.

Këtë e tha para strukturave të kësaj partie në Shtime dhe Kaçanik, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi.

Ai bashkë me sekretarin e NISMA-s, Bilall Sherifi, anëtarë tjerë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të NISMA-s për Kosovën, kanë zhvilluar takim me strukturat udhëheqëse të NISMA-s për Kosovën, në Kaçanik dhe Shtime.

Në njoftim për media të kësaj partie thuhet se në Kaçanik por edhe në Shtime u fol rreth gjendjes aktuale në Kosovë, sfidat e ardhshme të vendit, gjykatën speciale por gjithashtu edhe për organizimin e strukturave të NISMA-s në këto dy komuna.

Takimet e zhvilluara në Kaçanik dhe Shtime, janë në vazhdën e takimeve që udhëheqësit e NISMA-s për Kosovën, janë duke zhvilluar me strukturat e NISMA-s nëpër gjithë vendin.