Krasniqi e fitoi garën e parë të sezonit në automobilizëm - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi e fitoi garën e parë të sezonit në automobilizëm

NULL NULL
nga Naim Selmani 01.05.2023 13:25

Garuesi Fatos Krasniqi ka triumfuar në garën e parë të kampionatit të Kosovës në disiplinën super auto sllallom.

Anëtari i ekipit AMTKK garoi me automobilin Honca Civic dhe regjistroi kohën më të shpejtë 01:23.516 minuta përcjell klankosova.tv.

Në pozitën e dytë u rendit vozitësi Faton Rama i ekipit Eurogoma RT, që garoi me Renault Clio.

Ndërsa podiumi u kompletua me Valon Jahën e ekipit Prishtina RT që me automjetin BMW pati kohën e tretë më të shpejtë.

Ndryshe gara u zhvillua në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

lajme të ngjashme