Krasniqi e falënderon eurodeputetin Barna për mbështetjen ndaj Hamzës NULL NULL 08.02.2025 11:29 08.02.2025 11:29 Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, e ka falënderuar eurodeputetin dhe nënkryetarin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), Dan Barna, për mbështetjen ndaj Bedri Hamzës. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se përkrahjet si jashtë dhe brenda Kosovës po iu japin më shumë motiv. “Faleminderit eurodeputetit dhe nënkryetarit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), Dan Barna, për mbështetjen ndaj PDK-së dhe kandidatit tonë për Kryeministër, Bedri Hamza”. “Kjo përkrahje, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, na jep më shumë motiv dhe forcë për ta çuar përpara vizionin tonë për një Kosovë ma të mirë”, ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025