Krasniqi: Do ta pengojmë seancën e nesërme të kuvendit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi: Do ta pengojmë seancën e nesërme të kuvendit

NULL NULL
15/10/2015

Në intervistën Ballë për Ballë të Shkodran Gajrakut, në kuadër të emisionit Ora e Fundit, zhvillimet e fundit në vend i ka komentuar Frashër Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Krasniqi tha se veprimet e fundit të VV-së janë rrjedhojë e veprimeve aspak shtet-formuese të qeveritarëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Lëvizja Vetëvendosje qysh para 4-5 muajve ka paralajmëruar që ne do të bëjmë çmos që rahatia e këtyre qeveritarëve të prishet nëse kanë vendosur t’ia bëjnë të parehatshme jetën 2 milionë qytetarëve të Kosovës”.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe dy partitë opozitare janë të vendosura ta defunksionalizojnë krijimin e të këqijave brenda Kosovës”.

“Ka qenë e rastësishme takimi me zotin Selimi dhe e kemi bërë shpejtë e shpejtë, njëjtë edhe me zotin Abrashi”.

“Këta e kanë shitur Kosovën – bëjnë pushime në Karaibe me para të popullit, Petrit Selimi bën kësisoj pushime”.

Ai poashtu ka komentuar cilësimet e zv.minstrit Selimi, të cilat tha se vet Selimi do të duhej t’ia thoshte Ivica Daçiqit.

“Kisha pas dëshirë ta shoh zotin Selimi duke i thënë Daçiqit me aq zell dhe shprehjet “jeni fashistë” ata që Kosovën e kanë quajtur ISIS – por ai kurrë nuk i ka quajtur kriminelë dhe fashistë”.

“Ka një zell për ta sulmuar Vetëvendosjen, por kurrë ministrat serb”.

“Zajednicën nuk e ka instaluar Vetëvendosja, ne nuk jemi që 16 vjet në pushtet”.

“Asnjëherë këta njerëz, as ministri Abrashi nuk ka folur si jeta e familjeve është në rrezik, qoftë nga varfëria nga papunësia, por flasin vetëm për jetën e familjeve kur atyre iu cënohet privatësia”.

“Asnjëri prej tyre nuk brengosen për jetën e njerëzve në veri që gjithmonë janë në rrezik nga strukturat politike”.

“Vetëm ne vende autoritare arrestohen deputetët pa urdhër të prokurorisë. Vetëm në vende autoritare arrestohen aktivistët pse mbajnë fletushka apo shkruajnë parulla”.

“Ne nuk do të lejojmë nesër funksionimin e Kuvendit, kemi strategjinë tonë”.