Krasniqi dërgon ankesë në Federatë për humbjen kundër Boesel

Krasniqi dërgon ankesë në Federatë për humbjen kundër Boesel

NULL NULL
1 week më parë

Boksieri Robin Haxhi Krasniqi, ka reaguar pas humbjes të dielën në mbrëmje kundër Dominic Boesel, pasi që e humbi titullin e kampionit botëror në IBO.

Krasniqi tha se në tërë karrierën e tij ka përjetuar shumë zhgënjime, por ky ishte më i madhi në karrierën e tij, pasi sipas tij, gjyqtarët padrejtësisht e shpallën fitues Dominik Boeselin, njofton Klankosova.tv.

Ai tutje i fajësoi gjyqtarët ku tha se krahas atyre që ishin jashtë ringut, ishte edhe gjyqtari brenda ringut i cili lejoi dhjetëra goditje ilegale, dhe nuk e dënoi me asnjë pikë Boeselin.

Krasniqi tutje tha se që ka dërguar ankesë tek federatat përkatëse, teksa tha se ndihet fitues.

Më poshtë mund të gjeni reagimin e plotë të Robin Haxhi Krasniqit.

“Miq të dashur,

në karrierën time shumëvjeqare si boksier profesionist kam përjetuar shumë zhgënjime, por zhgënjimin më të madhë të jetës time e përjetova të shtunën e kaluar kur gjyqtarët, padrejtësisht, e shpallën fitues kundërshtarin tim Dominik Boesel.

Për shkak se nga njëra anë, unë i kam dominuar shumicen e raundëve, isha boksieri më aktiv, i pata goditjet më të forta, e trondita kundërshtarin disa herë dhe nga ana tjetër pranova shumë pak goditje, madje fare hiq goditje të fuqishme, është e pamundshme që unë mos të shpallësha fitues. Ky nuk është vetëm mendimi im, por mendimi i shumicës dërmuese në sallë, mendimi i miliona Teleshikuesve (siq po shihet në social media), mendimi i shumë kolegëve dhe trajnerëve si dhe mendimi i shumë ekspertëve e gazetarëve.

Krahas gjyqtarëve jashtë ringut, të cilët janë përgjegjës për rezultatin skandaloz kishim të bëjmë edhe me një gjyqtar të papërgjegjshëm brenda ringut, i cili i lejoj dhjetra goditje ilegale të kundërshtarit (goditje mbas koke e goditje me brryl) dhe nuk e dënoj atë me asnjë pikë! Krahas thyerjes së rregullave nga ky i fundit, duhet të thuhet se përzgjedhja e gjyqtarëve nuk ka qen neutrale, prandaj nuk kishte se si të mirej një vëndim i drejtë!

Këto janë fakte që dëshmojnë se vendimi i dy gjyqtarëve dhe i referit as nuk ishin objektive, as neutrale apo të ndershme, prandaj vendime të tilla nuk duhet të gjejnë vënd në këtë sport. Kështu mua nuk mund të më mposhtin. Për të drejtën time do të luftoj deri në pikë të fundit, ashtu siq luftoj gjithnjë edhe në ring. Hapin e parë për këtë e kam bërë, kam dërguar ankesë tek federatat përkatëse dhe jam i bindur së në fund të ditës do të triumfon drejtësia!

Ju lutem shikojeni duelin dhe postoni ju te gjithe poashtu mendimet tuaja rreth rezultatit!

Dhe për fund dua ta falendëroj nga zemra Ekipin tim të mrekullueshëm, familjen time, tifozët e mij madhështor dhe sponsorët madhështor (të cilët në ditët e ardhshmë do i përmendi në mënyrë te veçantë). Ju falëmnderit për mbështetjen tuaj madhështore, faleminderit se të gjithë po qëndroni pas meje dhe shumë e shumë falemindeit se po udhëtoni qindra e mijëra kilometra për mua”, ka shkruar Krasniqi.