Lajmet e fundit
Gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë se deklarata që pritet të miratohet sonte në Kuvendin e Kosovës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës është dashur të nxirret më 16 shtator, në ditën kur u shpall aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në emisionin “Ora 7”, Krasniqi tha se është e turpshme që Kuvendi po reagon vetëm dy javë pas aktgjykimit, ndërsa sipas tij, është dashur të ndërmerren hapa konkretë menjëherë pas shpalljes së tij.
“Kqyre, deklarata është dasht me u nxjerrë atë natë. Këta përfaqësues të popullit, nëse nuk janë mbledhur atë natë, këtu tash, mbas save, po reagojnë. Përpos që është e turpshme që këta kanë dalë nëpër konferenca, kanë dalë nëpër statuse, kanë thënë se është tepër shumë katastrofë situata, e nuk janë çu me kry detyrën e tyre, me mbledhë Kuvendin, me votu një deklaratë. E bëjnë tash. Është dashur me u bërë diçka qysh atëherë, është dashur me pasë hapa konkretë”, tha ai.