Krasniqi, Bill Clintonit për ditëlindje: Urime miku i përjetshëm i popullit të Kosovës NULL NULL 19.08.2022 14:17 19.08.2022 14:17 Kryetari i Partisë Demokatike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton me rastin e ditëlindjes së tij të 76-të. Krasniqi në një postim në Facebook është shprehur se Presidenti Clinton do të mbetet gjithmonë lideri me bindje të drejtë, zemër të madhe e miku përjetshëm i popullit të Kosovës. “Si popull dhe si shtet, nuk do të harrojmë asnjëherë kontributin dhe vendosmërinë e presidentit Clinton për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Urime, shëndet dhe jetë të gjatë, President! Jemi me fat që të kemi!”, shkruan lideri i PDK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days