Krasniqi: Beteja e Koshares i dha fund ndarjes së kombit shqiptar NULL NULL 09.04.2023 13:11 09.04.2023 13:11 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka thënë se Beteja e Koshares i dha fund ndarjes së kombit shqiptar. Krasniqi tha se kjo betejë ngriti moralin në mesin e popullit të Kosovës. Ai theksoi se Kosharja, është një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Përherë mirënjohës për veprën e dëshmorëve dhe veteranëve të Betejës së Koshares”, tha Krasniqi. Më 9 prill, u zhvillua operacioni “Shigjeta” nën udhëheqjen e Agim Ramadanit- Katana. Në këtë betejë u thye kufiri shqiptaro-shqiptar. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kur do të kompensohen qytetarët që iu faturua rryma e shpenzuar në veri për 18 vjet? 21/04/2023
Kosova Kryeimami, Sahiti: Fitër Bajrami sjell harmoni dhe gëzim në mesin e familjarëve (VIDEO) 21/04/2023