Krasniqi: Asociacion me kompetenca ekzekutive s’lejojnë amerikanët – dalja e Listës Serbe ishte plan i fuqive të mëdha (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi: Asociacion me kompetenca ekzekutive s’lejojnë amerikanët – dalja e Listës Serbe ishte plan i fuqive të mëdha (VIDEO)

NULL NULL
10.05.2023 18:53
Analisti Agim Krasniqi

Analisti i çështjeve politike, Agim Krasniqi, ka thënë se një Asociacion me kompetenca ekzekutive nuk do ta lejonin as vetë amerikanët.

Ai tha se edhe sikur pala shqiptare të ishte pro, amerikanët nuk do e lejonin një gjë të tillë.

“Edhe shqiptarët sikur ta lejonin, amerikanët nuk e lejojnë sepse prishen standardet për politika të mëdha të superfuqive të mëdha”, është shprehur Krasniqi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se dalja e zyrtarëve serbë nga institucionet ishte e projektuar të ndodhte ashtu, e që sipas tij, ky projekt ishte i fuqive të mëdha.

“Lajçak do të shkojë nesër për vizitë në Mitrovicë për ta amortizuar impulsivitetin e komunitetit serb atje, ndoshta duke iu premtuar se do të bëjnë çmos që ata të dalin nga ajo vurbull në të cilën gjenden”.

“Dalja e zyrtarëve të serbëve nga institucionet, sipas meje, ka qenë e projektuar të ndodhë kështu. Qëllimi ka qenë që ta largojnë Listën Serbe nga parlamenti. Është projektuar prej fuqive të mëdha”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.