15:39, 28 Korrik 2020

Albert Krasniqi, Demokracia Plus ka reaguar pas incidentit që ndodhi sot në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit në mes të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur po raportonte ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla.

Me këtë rast Krasniqi tha se debati mes deputetëve në Parlament devijon shumë shpejtë.

“Shumë shpejt devijon debati në Kuvend. Deputeti nis fjalimin me “i nderuari dhe shumë i respektuari deputet”, e pa i përfunduar as dy fjali, vazhdon me “rri qaty, mos fol” “.

Sipas tij matjet e fundit të Institutit Demokratik tregojnë se 60 për qind e qytetarëve deklaruan se niveli i etikës tek deputetët është i dobët.

“Nuk e di nëse deputetët i kanë parë matjet e fundit të opinionit publik të NDI Kosovo, por 60% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se niveli i etikës së deputetëve aktual në Kuvendin e Kosovës nuk është i mirë/është i dobët”.

“Deputetët i bëjnë mirë vetës por edhe neve, nëse tregojnë veç pak edukatë. Aq pak, se vetëm të mund t’i dëgjojmë. Duke bërtitur e fyer nuk ofrojnë asnjë argument për pretendimet e tyre. Përkundrazi!”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë