Kraki tregon se pse i është bashkuar listës GUXO: Më lidhin pikëpamjet dhe animi historik (VIDEO) NULL NULL 11.12.2024 18:32 11.12.2024 18:32 Nezir Kraki, pjese e listes Guxo Profesori Nezir Kraki ka treguar arsyet se pse ka vendosur të bëhet pjesë e politikës. Në DPT Fidani, ai ka thënë se deri tani ishte rreshtuar drejt në mendim dhe shkrime, sipas tij, tani është kthyer aktivisht që të shërbejë për vendin. Ndër tjera, ai ka treguar se çfarë e bashkon me listën e kandidatëve për deputetë të GUXO,. “Kur kam qenë i vogël në moshën nga 9 deri në 11-vjeç në Junik kur kthehesha nga shkolla më thonin djali i deputetit, dhe nuk dija se çfarë është fjala deputet në atë kohë, babai i im Haxhi Kraki ka qenë deputet në kohën e 92-shit, deputet që s’ka arritur kurrë të shoh sallën e Kuvendit sepse ka qenë në rrethana tjera”. “Unë jam kështu qenie e politizuar skajshmërisht pasi jam rritur në ambient politik, gjithmonë e kam pa në familje dhe rreth përpjekje për të përmirësuar gjendjen e Kosovës në përgjithësi. Jam rrit me frymën e lëvizjes që ka qenë gjithëpopullore të paraluftës për konfrontim me realitetin brutal dhe terrorin shtetëror që ka ekzistuar këtu. E kam këtë historik, personal, familjar dhe ideologjik ndoshta. Me Guxo më lidh më shumë kjo, ndoshta edhe pikëpamjet e mia politike, ndoshta edhe animi historik, edhe qasja që e kam unë ndaj disa figurave historike që e kanë bërë historinë këtu, me kryesorja që është figura e Ibrahim Rugovës”, ka thënë Kraki. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoti i përgjigjet Kurtit për “razumem”: Frazë e caktuar në kontekst të bontonit (VIDEO) 2 orë më parë