Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KQZ vendos për shkatërrimin e materialit zgjedhor të 9 shkurtit

NULL NULL
27.05.2025 17:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot e ka mbajtur mbledhjen e 34-të për këtë vit.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja ka vendosur për shkatërrimin e materialit zgjedhor të 9 shkurtit.

“Sipas vendimit të KQZ-së, në mesin e materialeve që do t’i nënshtrohen shkatërrimit janë fletëvotimet, listat e votuesve, formularët e rezultateve të subjekteve dhe të kandidatëve, e të tjera. Materialet që janë pjesë e hetimit nga organet ligjzbatuese do të ruhen deri në përfundim të procedurave përkatëse”, thuhet në njoftimin e KQZ-së transmeton Klankosova.tv.

Njoftimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 34-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për organizimin e një punëtorie në bashkëpunim me Komisionin e Venecias në javën e fundit të muajit qershor të këtij viti. Komisioni i Venecias ofron asistencë para ose pas zgjedhjeve gjatë të cilave merr pjesë në misione vëzhgimi të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe qëllimi i kësaj punëtorie është që të ndihmojë analizën paszgjedhore dhe të kontribuojë në forcimin e integritetit dhe funksionalitetit të proceseve zgjedhore në Kosovë.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për pagesën e rreth 130 personave të angazhuar si staf në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe stafit të angazhuar në tërheqjen e dërgesave postare në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit,

Po ashtu, KQZ mori vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, në mesin e materialeve që do t’i nënshtrohen shkatërrimit janë fletëvotimet, listat e votuesve, formularët e rezultateve të subjekteve dhe të kandidatëve, e të tjera. Materialet që janë pjesë e hetimit nga organet ligj zbatuese do të ruhen deri në përfundim të procedurave përkatëse.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për plotësimin dhe ndryshimin e dy akteve nënligjore: Rregullores Zgjedhore nr. 03/2024 krijimi, konfirmimi dhe kundërshtimi i listës votuese dhe Rregullores Zgjedhore nr. 10/2024 për fletëvotimet dhe broshurat.

Në përfundim të rendit të ditës, KQZ miratoi kërkesën për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë. Z. Artan Asllani ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës dhe në vend të tij emërohet kandidati i radhës, z. Qerim Gara.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.