KQZ tregon metodën e lehtësimit të procesit të votimit për diasporën NULL NULL 15.08.2024 14:45 15.08.2024 14:45 Foto nga arkiva: KQZ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën të ditur se ka lehtësuar procedurat për regjistrim dhe votim për procesin e ardhshëm zgjedhor jashtë Kosovës. Në njoftimin e lëshuar në KQZ thuhet se ndryshimet përfshijnë mundësi të reja dhe më të thjeshta për t’u regjistruar dhe për të votuar. Pas shpalljes së zgjedhjeve, regjistrimin mund ta bëni në njërën nga këto mënyra: platformës elektronike QR kodi ose postës në kutinë postare të KQZ-së. Gjatë periudhës së regjistrimit, ju duhet të zgjidhni njërën nga këto mënyra për të votuar: Të votoni fizikisht në përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës, vetëm për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës; Duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura jashtë Kosovës nga KQZ; Duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare në Kosovë. Për më shumë informacione, vizitoni uebfaqen e KQZ-së: www.kqz-ks.org ose kontaktoni përfaqësinë diplomatike të Kosovës më të afërt. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani ndan fotografi nga New Yorku ku do ta përfaqësojë Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së 5 minuta më parë
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 15 orë më parë