KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit

NULL NULL
1 month më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do t’i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

” Mund t’ua konfirmoj se rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”.

Në 21 komuna do të ketë edhe raund të balotazhit i cili do të zhvillohet më 14 nëntor.

Një ditë më parë ka filluar numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Votat e ardhura me postë janë numëruar para disa ditësh.

KQZ do të pres disa ditë për të parë nëse ka ndonjë ankesë në PZAP dhe Gjykatën Supreme para se të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 17 tetorit.