KQZ konfirmon se është duke përgatitur përgjigjet për kërkesat e largimit të kryetarëve veriorë NULL NULL 06.12.2023 14:42 06.12.2023 14:42 Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë dorëzuar një ditë më parë katër kërkesa për largimin e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se janë duke përgatitur përgjigje ndaj atyre që kanë parashtruar ato. “Ashtu siç iu kemi njoftuar gjatë ditës së djeshme, në disa adresa zyrtare, kemi pranuar katër e-maile, të cilat kanë pasur të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Mund t’iu konfirmoj se këto shkresa janë duke u shqyrtuar dhe duke u përgatitur përgjigjja për to”, ka thënë Elezi. “Në një kohë sa më të shpejtë do t’iu dërgohet atyre personave apo qytetarëve dhe sigurisht se për përgjigjen do të bëhet e ditur edhe publikisht”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 19/09/2024