9:31, 21 Maj 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka shqyrtuar kërkesën e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastratit, për organizimin e një referendumi konsultativ për reformën në arsim.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se kjo çështje nuk është dashur të sillet në këtë komision, njofton Klan Kosova.

“Nuk është dashtë më u vendos, ne nuk kem fare kompetenca të tilla. Mirëpo do ta dërgojmë në Këshillin Ligjor”.

Këtë kërkesë e ka bërë anëtari i KQZ-së, Florian Dushi, i cili tha se kjo çështje duhet të përcillet në Këshillin për Çështje Ligjore fillimisht e më pas të përcillet për në mbledhjen e KQZ-së.

Kastrati të premten kishte bërë kërkesën KQZ-së për organizim të referendumit konsultativ për reformë në arsim.

“Arsimi është një nga problemet akute dhe prioriteti më i lartë në Kamenicë. Prandaj e konsideroj të domosdoshme që qytetari i komunës sonë të përfshihet drejtpërdrejt në vendimmarrje rreth reformës të cilën duam ta ndërmarrim”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë