KQZ-ja e regjistron PD-në me kryetar Alibeajn për zgjedhjet e 14 majit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KQZ-ja e regjistron PD-në me kryetar Alibeajn për zgjedhjet e 14 majit

NULL NULL
18.03.2023 12:49
Ilirjan Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, ka regjistruar Partinë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn në zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi tha se vendimi i marrë nga KAS-i për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale e detyron atë si kryekomisioner ta zbatojë vendimin e marrë, raporton Gazeta Tema, përcjell Klankosova.tv.

“Në lidhje me vendimmarrjen time pasuese si komisioner s’kam shumë për të thënë veç faktit që ky vendim i KAS mbetet për t’u zbatuar nga Komisioneri Shtetëror pasi tej çdo diskutimi e pikëpamje është akti i një organi të parashikuar nga ligji për të vendosur për çështje të tilla e sa kohë ky organ ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor të PD, ngelet thjesht aplikimi e zbatimi i këtij vendimi”, tha Celibashi.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS