KQZ iu jep mandatin tri kandidatëve nga listat e LSI-së NULL NULL 20.03.2019 16:12 20.03.2019 16:12 KQZ u dha sot mandatin e deputetit 3 kandidateve të listës shumë-emërore të LSI për të plotësuar vakancat e krijuara në Kuvendin e Shqipërisë nga dorëheqja e deputeteve të kësaj force politike, Klajda Gjosha, Petrit Vasili dhe Shezai Rrokaj. Mandatet e tyre u kaluan përkatësisht kandidateve Ralf Gjoni në Tiranë, Nimet Musai në Fier dhe Enada Koçiraj në Vlorë. Këta tre deputetë pritet të bëjnë betimin në seance më të afërt parlamentare qe zhvillohet nesër paradite, duke iu shtuar kështu deputeteve opozitare të hyrë rishtazi në Kuvend, pas vendimit të opozitës një muaj më parë për djegien në bllok te mandateve, raporton abcnews.al, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.