KQZ dhe Policia e Kosovës përgatiten për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

KQZ dhe Policia e Kosovës përgatiten për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

NULL NULL
4 javë më parë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka sot u takua me u.d.drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut si dhe të bashkërendimit të aktiviteteve me institucionet tjera të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në emër të KQZ-së, Daka shprehu mirënjohje për angazhimin e Policisë së Kosovës në aspektin e sigurisë në proceset e kaluara zgjedhore, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ndër institucional me qëllim të zbatimit të ligjit.

Në anën tjetër, u. d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se Policia e Kosovës, në kuadër të përgjegjësive institucionale dhe ligjore është e gatshme për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve me qëllim të realizimit të suksesshëm të procesit zgjedhor, thuhet në njoftimin e KQZ-së.