Kovaçiqi thotë se kthimi i Lampardit është “lajm i mirë” për Chelsean NULL NULL 07.04.2023 12:04 07.04.2023 12:04 Mateo Kovaçiq ka thënë se rikthimi i Frank Lampardit në Chelsea është “lajm i mirë”, me trajnerin e rikthyer tashmë duke e bërë të qartë se çfarë dëshiron nga skuadra e tij. Kovaçiq, i cili luajti nën Lampardin gjatë periudhës së tij të parë si trajner i Bluve, tha se ky sezon nuk ka qenë i mirë për klubin. “Ne e njohim atë, ai ishte trajneri ynë. Është një lajm i mirë që ai është kthyer dhe po përpiqet të ndryshojë sezonin tonë, sepse nuk ka qenë i mirë. Duhet të jemi të sinqertë me veten. Në fund të fundit është më e lehtë të shkarkosh një trajner sesa 30 lojtarë, por është edhe për ne. Ne duhet të bëjmë më mirë dhe të falënderojmë Potterin, i cili ishte këtu dhe bëri një punë të mirë. Nuk është e lehtë kur ka shumë ndryshime këtu, kështu që ishte një situatë e keqe edhe për të”, tha kroati. Ndeshja e parë e Chelseas me Lampardin në krye do të jetë kundër Wolves të shtunën, ndërsa ndeshja e parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të jetë kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu, të mërkurën e ardhshme. /Klankosova.tv