Kovaçevski sonte takon Escobarin, nesër Kurtin, Vuçiqin, Borrellin e Lajçakun NULL NULL 17.03.2023 19:52 17.03.2023 19:52 Foto: Arkiv Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si nikoqir i takimit Kosovë – Serbi, këtë të premte do të takohet me zëvendësndihmës sekretarin amerikan, Gabriel Escobar. Ndërsa, i pari i qeverisë maqedonase, nesër do të ketë takime tete-a-tete me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. “Të shtunën, më 18.3.2023, para fillimit zyrtar të dialogut, kryeministri Kovaçevski do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, bëhet e ditur se pas takimeve, Kovaçevski do të ketë edhe konferencë për media. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024