Kovaçevski në takim me Stoltenberg: Maqedonia vazhdon të japë kontribut në NATO NULL NULL 21.11.2023 17:16 21.11.2023 17:16 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shkuar për vizitë edhe në Maqedoninë e Veriut, pas Kosovës, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë. Në Shkup, ai u takua me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, i cili pas takimit ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është një aleat i çmuar dhe me anëtarësimin në NATO, sipas tij, vendi ka siguruar siguri, stabilitet dhe prosperitet. “Në takimet e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ishte një qëndrim i përbashkët se Maqedonia e Veriut vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e qëllimeve të NATO-s dhe mbetet e përkushtuar për pjesëmarrje në operacionet dhe misionet e Aleancës”, ka shkruar Kovaçevski./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vëllai i Liridona Ademajt, kërkon drejtësi për gratë e vrara: Kriminelët duhet të kalbën në burg 3 orë më parë