15:09, 22 Shtator 2019

Pas një viti të ndarë, duket se Kourtney Kardashian ka vendosur të rikthehet sërish me ish-të dashurin e saj, Younes Bendjima.

Së fundmi, ‘Daily Mail’ ka publikuar disa foto ekskluzive të saj dhe Younes të kapur dorë për dore në Los Angeles. Dyshja zgjodhën të drekonin së bashku dhe më pas të vizitonin një galeri artesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kourtney është parë mjaft e lumtur krah partnerit të saj aktual, megjithatë kujtojmë se dyshja i dha fund marrëdhënies së tyre një vit më parë për shkak të tradhëtisë së Younes.

Konkurs Pune

Lexo më shumë