Kotzias: Greqia nuk do ta njohë Kosovën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kotzias: Greqia nuk do ta njohë Kosovën

NULL NULL
11/04/2018

Ministri i jashtëm grek, Nikolaos Kotzias ka thënë  në Beograd se Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se zyra tregtare e Kosovës në Athinë nuk do të jetë një mision diplomatik.

“Zyra tregtare në Athinë, kur  të hapet, nuk do të jetë një përfaqësim diplomatik i Kosovës. Nuk ka marrëveshje për këtë, as që është parashikuar,” tha ai në një përbashkët për shtyp me homologun serb, Ivica Daçiq, transmeton Klan Kosova.

I pyetur nëse Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë do të formohet në bazë të Marrëveshjes së Brukselit apo ligjeve të Kosovës, kryediplomati grek tha se “marrëveshjet duhet të zbatohen në tërësi”, transmeton Klan Kosova.

Shefi i diplomacisë greke nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë ku do të pritet nga homologu i tij, Behgjet Pacolli, transmeton Klan Kosova.