Kosovës pritet t’i kushtojë rreth 316 milionë euro importi për energji gjatë dimrit (VIDEO) NULL NULL 06.10.2022 11:40 06.10.2022 11:40 Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se sa i përket konsumit të energjisë gjatë muajve të dimrit pritet të ketë një konsum prej 4.12 milionë megavat/orë, ndërsa gjenerimi nga ana e KEK-ut pritet të jetë 3.2 milionë megavat/orë. Sipas Rizvanollit, Kosova do të ketë nevojë për të importuar 728 mijë megavat/orë energji elektrike që pritet të kushtojnë rreth 316 milionë euro. “Nevoja për import do të varet në masë të madhe nga ajo se sa kapacitetet e KEK-ut do të jenë në gjendje të gjenerojnë”. “Pra, konsiderojmë që mënyra më e mirë është që të ulim konsumin dhe të ulim importin në mënyrë që këto mjete të mund të përdoren për qëllime të tjera”, është shprehur Rizvanolli, njofton Klankosova.tv. Tutje, ajo tha se qytetarët s’kanë nevojë për të aplikuar për subvencionimin e energjisë nga ana e qeverisë, pasi sipas saj, të dhënat do të merren direkt nga KESCO. “Muaji që do të fillohet është muaji shtator, do të thotë për faturën e shtatorit ndërsa për informata të tjera do të ketë detaje në ditët në vijim”, është shprehur Rizvanolli, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 20 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë