Lajmet e fundit

Shkruan: Albert Prenkaj
Marrëveshja politike e tipit “merre ose le” flet për mungesë të aftësisë për t’i ofruar vendit një zgjidhje.
Për t’i dhënë zgjidhje nyjës së krijuar, një lideri i duhen ethos, pathos dhe logos: kredibilitet moral, bashkëndjesi dhe argumente koherente, të cilat, pa dyshim, mund të ofrojnë rrugën drejt një zgjidhjeje.
Prerjet e holla në argumentim gjatë negociimit sjellin zgjidhje të pranueshme, të ndërtuara mbi mirëbesim.
Mendoj se kalimi në shqyrtim të dytë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara hap rrugë për zgjedhjen e Presidentit të vendit.
Duhet vetëm vullnet dhe qëllim i mirë për t’i hapur rrugë vendit që të jetë një shtet i besueshëm dhe funksional për qytetarët e tij, si dhe për t’i hapur rrugë rikthimit të Kosovës në komunikim dhe koordinim me komunitetin ndërkombëtar.
Nxjerrja e vështirësive dhe e dyshimeve se, apo idea: nëse kalon ligji në fjalë, ai mund të mos funksionalizohet për arsye “x” apo “y”, mund të konsiderohet edhe si një mënyrë për të krijuar kleçka dhe për të bllokuar procesin e funksionalizimit të institucioneve shtetërore.
Mendoj se Kosovës nuk i duhen turbullira politike, të cilat mund të shkaktojnë viktima të reja nëpër sheshe e rrugë.
Jepini Kosovës atë që i duhet Kosovës!