Kosovë – Shqipëri, plas debati mes Rovenës dhe Vullnetit, ja si reaguan banorët tjerë! (VIDEO) NULL NULL 26.12.2024 16:51 26.12.2024 16:51 Tema e ‘nxehtë’, Kosovë-Shqipëri është rikthyer sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Këtë e rikthyen Vullneti dhe Rovena të cilët debatuan ashpër mes njëri-tjetrit. E gjitha nisi duke e quajtur Rovena si frikacak Vullnetin, pasi ky i fundit nuk deshi të fliste me të. “Ky nuk është burrë”, tha Rovena, derisa i tha t’i kërkoj falje të njëjtës pasi Vullneti i tha se nuk e konsideron të denjë të flasë me të për këtë temë. Rovena i tha atij se atë se mund dot në këtë debat pasi ka informacione të plota pasi jeton midis Shqipërisë dhe Kosovës. “Qe sa jeton në Kosovë ti?”, e pyeti Vullneti, transmeton Klankosova.tv. “E njoh popullin e Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh Rovena. “Ti nuk i njeh problemet e popullit” ia ktheu Vullneti. Në këtë debat ndërhynë edhe banorët tjerë, Gjesti dhe Driloni të cilët kritikuan Vullnetin duke anuar nga Rovena. Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon e plotë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.