Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosovë – Shqipëri: Barazimi vëllazëror dhe emocionet e përziera (VIDEO)

NULL NULL
13.11.2015 20:19

Shumë shikues që nuk mundën ta përcjellin ndeshjen Kosovë-Shqipëri brenda në stadium, vendosën që atë ta shohin edhe nga jashtë stadiumit, njofton Klan Kosova.

Ndeshja u krye nën rezultatin 2:2, duke bërë që dy përfaqësueset vëllazërore ta përfundojnë ndeshjen si fitore për të dyja palët.

Këtë ndeshje kishte ardhur të premten ta shoh edhe ish-përzgjedhësi i reprezentacionit të Kosovës.

Por Ajet Shosholli e kujtoi për Klanin, pesë prillin e vitit 1992 kur Kosova për herë të parë e zhvilloi një ndeshje futbolli.

Për atë përballje flet me emocione.

Si ish-përzgjedhës i mbetet besnik Kosovës edhe në këtë ndeshje me Shqipërinë.

“Normalisht do të jem tifoz i Kosovës, por do të duartrokas edhe për Shqipërinë”

Përballja e së premtes ndodhi në kohën kur kombëtarja e Shqipërisë, falë pranisë së madhe të futbollistëve nga Kosova e ka siguruar pjesëmarrjen në kampionatin evropian të futbollit të mbahet në Francë.

Ndërkohë që Kosova, ka fituar të drejtën e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

Kronikë nga Liridon Zeqiri.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.