Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosovarit në Gjermani i thyhet xhami i veturës në të cilin ishte emblema e UÇK-së

NULL NULL
29.10.2024 12:57

Një veturë e cila kishte emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në xham, është thyer në Heilbronn të Gjermanisë.

Këtë e ka bërë të ditur një bashkëatdhetar nga Deçani, i cili i tha Klanit se bëhet fjalë për automjetin e tij.

Për më tepër, Patriot Gogaj pretendon se ky veprim është kryer nga serbët, raporton Klankosova.tv.

Sipas tij, rasti ka ndodhur vetëm pse ai bartte emblemën e UÇK-së me mbishkrimin “Liria ka emër”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.