Kosovari Vedat Gashi kandidon për legjislaturën e Westchesterit në New York (VIDEO)

Kosovari Vedat Gashi kandidon për legjislaturën e Westchesterit në New York (VIDEO)

NULL NULL
2 years më parë

Kosovari Vedat Gashi i ka hyrë kandidaturës për legjislaturën e Westchesterit në New York për zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ai tha se beson se do të merr përkrahje edhe nga shqiptarët atje, por edhe nga i gjithë komuniteti atje, njofton Klan Kosova.

“Procesi ka qenë i gjatë deri tash, por tani na kanë mbetur edhe tri ditë. Kemi gjetur përkrahje të mrekullueshme dhe po presim rezultate të mira. Besoj se kam shanse të madhe për të fituar”.

“Kam marrë përkrahje të madhe në komunitetin shqiptar në New York, përveç familjes dhe shoqërisë, mora përkrahje edhe nga shqiptaro-amerikanëve që kanë arritur të fitojnë pozita para meje si Mark Gjonaj, Richard Llukaj e shumë të tjerë”.

“Jam gëzuar për këtë gjë, por shpesh them që krenohem shumë që jam shqiptar dhe do të mundohem që të ndihmojë komunitetin tonë sepse në Westchester ka shqiptarë. Por përkrahje kam edhe nga shumë parti këtu, prej bizneseve dhe lidhjeve që më kanë gëzuar për këtë”.

“Në Westchester jam i vetmi që po kandidoj si shqiptar, por ka edhe të tjerë që kandidojnë në vende të tjera.

“Jemi pjesë e komunitetit këtu dhe kemi pasë më pak përfaqësues për atë duhet të bëj më shumë për çështje si taksat, shkollat dhe gjëra që janë të rëndësishme jo vetëm për shqiptarët , por për të gjithë komunitetin”.

“Unë i kam hyrë garës si demokrat, por këtu duhet të angazhohem më shumë për problemet që i ka komuniteti sesa si i shohim partitë”.

Gashi që me profesion është avokat tha se nëse fito do të angazhohet me punët e politikës që i kërkohen nga komuniteti atje. Ai gjithashtu në Info Magazine ka treguar edhe për kontributin e tij që e ka dhënë në Kosovë gjatë shpalljes së pavarësisë.

“Në atë kohë kur është shpallë pavarësia kam qenë avokat ligjor për Lutfi Hazirin dhe Agim Çekun dhe kam qenë pjesë e grupit që e kemi filluar t’i përgatisim ligjet e pavarësisë. Kam jetuar në Prishtinë që nga viti 2004 deri në 2008-ën dhe më pas jam kthyer në Amerikë”.

“Jam kandidat për një pozitë këtu dhe ishalla fitoj këtu dhe nëse fitoj do të jem të angazhuar në Kosovë sepse kemi shtëpi dhe kthehemi sa herë të mundemi. Edhe këtu jemi në punë, kemi biznese dhe kam fëmijët në shkollë”.