23:15, 21 Korrik 2019

Një shtetas kosovar i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Kosovë, është ndaluar nga autoritetet gjermane në Mindelheim, pasi i njëjti kishte përdorur celularin gjatë vozitjes së veturës.

Gjatë kontrollimit të 28 vjeçarit, Policia gjermane ka vërejtur se për të njëjtin person autoritetet kosovare kishin lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar, shkruan stuttgarter-nachrichten.de, transmeton klankosova.tv.

“Policia kontrolloi 28 vjeçarin në Mindelheim sepse gjatë vozitjes ai kishte përdorur telefonin. Doli se autoritetet në Kosovë kishin lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtarë për të pasi që i njëjti ishte gjetur fajtorë për vrasjen e një njeriu”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë