Kosovari huq në portën e zbrazët, qanë dhe zhveshë fanelën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosovari huq në portën e zbrazët, qanë dhe zhveshë fanelën

NULL NULL
17/06/2015
Në takimin mes 11 vjeçarëve të 2 Korrikut dhe atyre të Bursaspor, një nga lojtarët kosovar huqi golin në portën e zbrazët. Kjo bëri që ai të zhveshë fanelë dhe të ikë me vrap drejt pankinës.

Në një ndeshje të zhvilluar mes 11 vjeçarëve të KF 2 Korriku dhe Bursaspor ndodhi një ngjarje e pazakontë.

Pasi 2 Korriku barazoi rezultatin, lojtarët harruan një nga rregullat bazë të futbollit, duke vazhduar të gëzohen, gjë  që bëri që loja të rifilloj.

Kështu, turqit duke parë mundësinë e dhënë shënuan në portën e kosovarëve duke e rikthyer rezultatin në favor të tyre. Por, trajneri i djelmoshave e pa këtë veprim si ‘të padrejtë’ dhe u kërkoi atyre që t’i lejojnë kosovarët të shënojnë të papenguar. Por, kur të gjithë pritnin që 2 Korriku të barazonte, një nga lojtarët gjuajti në shtyllë ndërsa topi i khtyer e goditi në trup dhe doli jashtë vijës fundore.

Kjo bëri që ai të pikëllohet shumë dhe të zhveshë fanelën i inatosur nga gabimi i bërë. U desh që trajneri dhe gjyqtari i ndeshjes ta qetësonin djaloshin që ai të kthehej për të vazhduar ndeshjen.

Duke parë situatën, trajneri i Bursaspor u tha lojtarëve të tij që ta përsërisin të njejtën gjë duke u dhënë mundësi kosovarëve që të barazojnë rezultatin.

Këtë herë ata nuk gabuan, por jo vetëm kaq. Në minutat e fundit, 2 Korriku shënoi edhe golin e tretë duke siguruar kështu një vend në finalen e “Izmir Balkan Cup”.

Kjo garë për herë të parë u organizua nga klubi i futbollit Izmir Altinordu dhe mbahet më 13-14 qershor. Në të marrin pjesë 17 ekipe nga Turqia, Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Spanja.